Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I akuzuar për rrëmbim dhe përdhunim, kapet në Tiranë i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

I akuzuar për rrëmbim dhe përdhunim, kapet në Tiranë i shpalluri në kërkim ndërkombëtar
October 26
09:41 2016

Nga Anduena Llabani

Më datë 25.10.2016, specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– Ergus Jaupaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u ndalua për arsye se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, me vendimin gjyqësor të datës 22.09.2009 e ka dënuar me 10 vjet, 8 muaj dhe 20 ditë në burg, për kryerjen e veprave penale  “Rrëmbim/heqje e paligjshme të lirisë”, “Përdhunim” dhe “Vjedhje me armë në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 110, 614, 605, 628, 609, të Kodit Penal Italian.

I ndaluari ndodhet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në pritje të ekstradimit drejt Italisë.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje