Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hysaj thotë lamtumirë: “Jam gati për një aventurë të re, vitet tek Napoli kanë mbaruar”

Hysaj thotë lamtumirë: “Jam gati për një aventurë të re, vitet tek Napoli kanë mbaruar”
May 31
10:48 2019

Pas ardhjes së Giovanni Di Lorenzo tek Empoli, Napoli po përgatitet për të përshëndetur Elseid hysajn. Aventura e shqiptarit me fanellën napolitane ka arritur drejt fundit dhe këtë e konfirmon edhe vetë Hysaj për mikrofonin e “Digitalb”.

“Unë jam absolutisht gati për një aventurë të re sepse kam nevojë për ndryshim. Unë nuk jam tipi që pëlqen të qëndrojë gjithmonë në të njëjtën skuadër dhe në të njëjtin ambient dhe të them që gjendem mirë që nuk dua asgjë më shumë.

Dua të provoj eksperienca të reja, të njoh një vend të ri, njerëz të rinj, skaudër të re dhe ndoshta të përpiqem të fitoj diçka. Për mua vitet tek Napoli kanë mbaruar dhe shpresoj që të gjej një ekip që të më japë atë që kam nevojë”- ka përfunduar Hysaj.

 

 

 

Komento
Shperndaje