Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Hyrja ilegale e shqiptarëve në Londër”, Daily Mail një shkrim për “selfie”-t e shqiptarëve në kamiona

“Hyrja ilegale e shqiptarëve në Londër”, Daily Mail një shkrim për “selfie”-t e shqiptarëve në kamiona
November 25
15:04 2017

Të shumtë janë shqiptarët që lënë vendin e tyre e emigrojnë drejt shteteve të tjera të botës për një jetë më të mirë. Prej vitesh ka patur dhe nga ata që u është dashur të hasen me vështirësi e peripecira nga më të ndryshme për të kaluar kufirin ilegalisht për në Amerikë apo Angli.

Në rrjete sociale kemi parë shpesherë që emigrantët të fshehur nëpër kamione mallrash bëjnë fotografi e i postojnë në mediat online. Jehona e tyre ka arritur edhe në mediat e huaja.

Ditën e djeshme “Daily Mail” i ka dedikuar një shkrim fenomenit  shqiptarët dhe selfiet e tyre gjatë kalimit të kufirit ilegalisht”. Shumica prej shqiptarëve në fotot e tyre bëjnë shqiponjën me duar duke treguar se e duan shumë vendin e tyre edhe pse po përpiqen të largohen për një jetë më të mirë.

“Foto të të rinjve që fshihen dhe festojnë hyrjen e tyre ilegale në Britani, qarkullojnë rregullisht online në rrjete sociale.”-shkruan prestigjozja Daily Mail. Sipas shkrimit thuhet se edhe vetë qeveria shqiptare e quajnë Britaninë një vend në të cilin mund të shkosh më me lehtësi.

“Ndërkohë thuhet se ka edhe nga ato familje që e pranojnë se i dërgojnë fëmijët jashtë për një jetë më të mirë edhe pse disa prej tyre përfundojnë në mëshirën e kriminelëve apo në kërkim të një kujdestarie për strehë, sipas një studimi të portalit. Imazhet në tri faqet e Facebook tregojnë se të rinjtë shqiptarë festojnë hyrjen e tyre ilegale në Britani duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije e flamurin shqiptar, “selfiet” e adoleshentëve janë në faqe të cilat mund të arrijnë 60,000 ndjekës.”,- thuhet në shkrim.

E ndërsa e konsiderojnë Shqipërinë si një vend pa të ardhme për brezin e ri Daily Mail vijon:

“Shqiptarët vitin e kaluar ishin renditur të dytët për numrin më të madh të fëmijëve të pashoqëruar që kërkojnë azil në Britani – me më shumë aplikantë sesa nga Siria e shkatërruar nga lufta. Shumica e të miturve të pashoqëruar pretendojnë se janë rrahur nga prindërit e tyre ose thonë se janë viktima të gjakmarrjes për të rritur pretendimet e tyre për azil.”.

Komento
Shperndaje