Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Humor) “Zbulohet” arsyeja e largimit të De Biasit, është Armando Sadiku

(Humor) “Zbulohet” arsyeja e largimit të De Biasit, është Armando Sadiku
June 14
14:51 2017

Nuk është hera e parë që persona të njohur të jetës publike t’i bashkohen politikës drejtpërdrejt apo në forma të tërthorta me mesazhe në mbështetje të formacioneve të caktuara politike.

I fundit është Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, i cili i është bashkuar Partisë Socialiste në një spot elektoral para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në video ai e cilëson kryeministrin Rama si trajnerin që i vjen shumë rrallë Shqipërisë.

“Që kur Edi Rama është bërë kryeministër i Shqipërisë, kthehem me shumë dëshirë sepse Shqipëria është bërë më e bukur. Edi Rama ka bërë aq shumë për futbollin sa askush nuk e bëri në 25 vitet e fundit.

Unë ia dedikoj të dy golat e mi kundër Izraelit numrit 2 në fletën e votimit, Edi Ramës dhe jam i bindur se trajner si Edi Rama i vjen Shqipërisë një herë në 50 vjet”.

Këtë video e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama duke falënderuar Sadikun për kontributin.

“Faleminderit kampion👍 Skuadra jonë është gati për ta ngritur flamurin kuqezi në oborrin e Europës së Bashkuar🇦🇱🇪🇺 Të bashkuar me një votë kuqezi për nr.✌ne do të bëjmë 4 vitet e ardhshme katërfishin e asaj që kemi bërë në këta 44 muaj për Shqipërinë që duam me Shtet – Punë – Mirëqenie”,- shkruan Rama.

Kjo video dhe mesazhi i Sadikut është komentuar me ironi e humor nga fansat, që madje e cilësojnë këtë video të Sadikut si fajtore për largimin e De Biasit.

Shperndaje