Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humor me politikën, lotët e Kreshnik Spahiut dhe batutat e Ramës me Berishën dhe Topallin

Humor me politikën, lotët e Kreshnik Spahiut dhe batutat e Ramës me Berishën dhe Topallin
May 27
18:40 2017

Në parlament ka edhe momente kur deputetët lirohen nga kostumi zyrtar dhe kanë kohë të shkëmbejnë edhe përshëndetje apo biseda me njëri-tjetrin.

Kështu, pavarësisht se javën që kaloi Kuvendi u mblodh për një seancë të jashtëzakonshme, ku u votua Vettingu, emisioni “Kjo javë” në “News 24” ka sjellë disa momente pikante mes humorit dhe batutave.

I tillë është edhe momenti kur kryeministri Edi Rama flet nga vendi dhe i drejtohet ish-liderit të PD-së, Sali Berisha, i cili pas gati 3 muajsh bojkot u rikthye në Kuvend bashkë me kolegët e tjerë demokratë, për të votuar Vettingun.

“Më shumë më shijon vota e Saliut për qeverinë time, edhe e Jozefinës. S’ke ç’bën Jozefinë, të erdhi dhe kjo ditë të votosh për mua”,- pohon kryeministri mes të qeshurash.

Në kontekstin e humorit është edhe deklarata e Kreshnik Spahiut, i cili pas takimit me Bashën paralajmëroi dalje nga politika nëse lideri i PD-së nuk e fuste në listën e kandidatëve për deputetë.

 

Shperndaje