Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humbja me Barcelonën, dështon plani i të dashurës së Cristiano Ronaldo-s

Humbja me Barcelonën, dështon plani i të dashurës së Cristiano Ronaldo-s
April 24
13:48 2017

Humbja e djeshme me Barcelonën ka bërë që të anulohet tërësisht festa e organizuar paraprakisht nga e dashura e futbollistit të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Georgina Rodriguez kishte organizuar festën pas ndeshjes, në të cilën kishte ftuar dhjetëra miq, por u detyrua ta anulojë atë pasi ishin katalanasit e Barçës ata që patën arsye për të festuar.

Media portugeze “Correio da Manha” shkruan se ka qenë pikërisht Ronaldo ai që e ka ndaluar atë të vijojë më tej me festën e organizuar më parë, sepse për fat të keq ata kishin humbur.

Mbrëmjen e djeshme, Leo Messi shënoi golin e tij të 500-të me klubin, duke shkaktuar një revoltë te Ronaldo me shokët e tij të ekipit.

Ronaldo dhe Georgina u takuan në një dyqan “Gucci” në Madrid, dhe prej atëherë janë takuar disa herë në darka dhe evente të ndryshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje