Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humbi jetën në krye të detyrës, sot ceremonia e lamtumirës për policin Ervin Haxhiu

Humbi jetën në krye të detyrës, sot ceremonia e lamtumirës për policin Ervin Haxhiu
September 26
11:36 2016

Nga Anduena Llabani

Ervin Haxhiu është punonjësi i policisë që  humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e aksidentit të ndodhur në Kamëz, ku  një mjet “Lexus”, që drejtohej nga djali i ish-deputetit Ndue Kola, ka përplasur mjetin e policisë.

Mësohet se në orën 12:30 do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës së punonjësit të policisë, inspektor Ervin Haxhiu, i cili humbi jetën në krye të detyrës më datë 25.09.2016.

Ceremonia do të zhvillohet në ambientet e Komisariatit Nr. 5 në Kamëz. Pas homazheve, kortezhi do të lëvizë në drejtim të varrezave në Thumanë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje