Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humbi jetën në aksidentit ajror, portieri i Leiçester letër prekëse presidentit të ndjerë

Humbi jetën në aksidentit ajror, portieri i Leiçester letër prekëse presidentit të ndjerë
October 29
20:33 2018

Një aksident i rëndë me helikopter të shtunën pas ndeshjes në afërsi të stadiumit “King Power”  Leicester City, i mori jetën Presidentit Vichai Srivaddhanaprabha.

Ndarja e tij nga jeta shokoi gjithë botën e futbollit e sidomos futbollistët e ekipit.

Ka qenë portiere i Leicester, Kasper Schmeichel i cili i ka shkruar një letër mjaft prekëse dhe hipotetike  Presidentit të ndjerë dhe ka folur edhe për vlerat dhe sakrificat e tij për ekipin.

“Është e vështirë për ta shkruar me fjalë se sa i rëndësishëm ke qenë për këtë klub dhe për qytetin e Leicesterit. Ne e dimë për investimet që  keni bërë në këtë klub judhe familja juaj.

Ju u kujdesët shumë, jo vetëm për klubin por edhe për të gjithë komunitetin. Kontributet tua për shëndetësinë  dhe bamirësinë  në Leicester nuk do të harrohen kurrë.

Nuk kam takuar asnjë njeri më parë si ju. Gjithmonë ju kam admiruar si lider, si një baba dhe si njeri. Ju e ndryshuat futbollin. Përgjithmonë! Ju keni dhënë shpresë të gjithëve se e pamundura është e mundur, jo vetëm tifozëve tanë për tërë botës në çdo sport. Pak njerëz e kanë bërë këtë.

Kur më transferuat në vitin 2011 ju më thatë që do të jemi në Ligën e Kampionëve brenda gjashtë vjetëve  dhe se do të bënim gjëra të mëdha. Ju më inspiruat mua dhe unë ju besova. Më keni bërë të besoj se çdo gjë është e mundur.

Pa ju dhe familjen tuaj, e gjitha kjo, çdo gjë që kemi arritur së bashku, çdo gjë që kemi arritur, nuk do të ndodhte. Ju keni bërë diçka që ndodh vetëm në fantazi.

Ju i kthyet ëndrrat e mia në realitet. Keni një vlerë të madhe për familjen time e sidomos për mua. Jam shumë krenar dhe i privilegjuar që kam qenë një pjesë e vogël në jetën tuaj”.- ka përfunduar portieri. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje