Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humbi 100 metërshin? Bolt “e feston” me disa vajza në klub dhe hotel

Humbi 100 metërshin? Bolt “e feston” me disa vajza në klub dhe hotel
August 06
13:07 2017

Humbja e garës së 100 metrave në Botërorin e Londrës duket se nuk i ka ndikuar aspak rekordmenit të sprintit Usain Bolt, i cili ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në shoqërinë e disa vajzave në një klub nate.

Bolt është fotografuar i qeshur dhe me energji në një klub të njohur VIP në kryeqytetin britanik.

Në një foto, sprinteri është puthur me një vajzë, ndërsa “Daily Mail” shkruan se në orët e para të mëngjesit Bolt është shoqëruar nga disa vajza që kanë shkuar të flenë në shtëpinë  e tij.

Mendohet se në këtë mbrëmje ai ka shpenzuar më shumë se 12 mijë sterlina. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje