Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humbi ndjenjat në ceremoninë e 11 shtatorit, Hillary Clinton anulon takimet zyrtare pas diagnostikimit me pneumoni

Humbi ndjenjat në ceremoninë e 11 shtatorit, Hillary Clinton anulon takimet zyrtare pas diagnostikimit me pneumoni
September 12
09:37 2016

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, ka anuluar udhëtimin e saj drejt Kalifornisë, ku do të zhvillonte fushatën elektorale të radhës. Shkak mësohet të jetë bërë diagnostikimi i saj me pneumoni.

Ajo humbi ndjenjat gjatë së dielës, teksa ishte e pranishme në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar në nderim të viktimave të 11 shtatorit, duke u detyruar të largohej pak më herët.

Mjeku i kandidates është shprehur se Hillary Clinton u diagnostikua me pneumoni ditën e premte dhe ishte duke u mjekuar me antibiotikë. Asaj iu kërkua pushim i plotë dhe ndryshim i axhendës personale, megjithatë kandidatja vendosi të ishte e pranishme në 15-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në New York. /Blitz.al/