Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humbet jetën pushuesja 70-vjeçare në Vlorë

Humbet jetën pushuesja 70-vjeçare në Vlorë
June 17
08:27 2019

Mbytet një pushuese në plazhin e vjetër të Vlorës.

Gruaja 70 vjeçare është parë të pluskojë mbi ujë mëngjesin e sotëm. Sipas Balkanweb, kanë qenë pushuesit e tjerë ata që kanë shkuar për t’i dhënë ndihmën e parë gruas së identifikuar si Shota Baci. Dyshimet janë se ajo ka pësuar infarkt gjatë kontaktit që ka pësuar me ujin.

Pavarësisht ndihmës që ka marrë, mësohet se gruaja nuk ka mundur të mbijetojë. Në vendngjarje ka mbërritur dhe ambulanca e policia. Në orët e ardhshme trupi i pajetë i 70 vjeçares pritet ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të zbuluar shkaqet e vdekjes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje