Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin
May 24
18:36 2019

Pasditen e sotme është shënuar një aksident në qytetin e Elbasanit. Një furgon ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur afër kthesës së Murrashit.

Sipas raportimeve, nuk ka persona të lënduar përveç drejtuesit të mjetit. Ai është nxjerrë nga furgoni 30 minuta pas aksidentit. Punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit u transportua në Spitalin e Librazhdit ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.
Burimi: BalkanWeb

 

Share