Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humb kontrollin e motoçikletës dhe përplaset me murin, humb jetën 45-vjeçari

Humb kontrollin e motoçikletës dhe përplaset me murin, humb jetën 45-vjeçari
July 13
17:25 2018

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Seferan të Belshit. Shtetasi Besnik Shehu, rreth 45 vjeç ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është përplasur për vdekje me murin mbrojtës të rrugës.

 

Njoftimi i policisë: 
Rreth orës 16:30, në hyrje të qytetit të Belshit, duke drejtuar motoçikletën tip “Vinxiang” , shtetasi Besnik Shehu, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Seferan, Belsh, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me murrin mbrojtjes të rrugës.

Si pasojë e përplasjes shtetasi Besnik Shehu për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Grupi ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Komento
Shperndaje