Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humb jetën pas infarktit në lokal, familjarët: Ambulanca u vonua 40 minuta

Humb jetën pas infarktit në lokal, familjarët: Ambulanca u vonua 40 minuta
April 17
19:21 2016

Një shtetas 60-vjeçar në qytetin e Korçës ka humbur jetën si pasojë e një infarkti në zemër. Rexhep Zerolli ishte në një lokal kur pësoi infarkt. Familjarët e tij hedhin akuza të rënda ndaj shërbimit mjekësor të dobët, duke akuzuar mjekët se nuk iu përgjigjën thirrjes së tyre për ndihmë.

Sipas tyre, trupi qëndroi i ngrohtë për shumë kohë dhe ambulanca vonoi rreth 40 minuta. Teksa kanë akuzuar bluzat e bardha për neglizhencë, ata janë shprehur se do bëjnë denoncim edhe në polici. Për shkak të vonesës së autoambulancës, ata e transportuan të afërmin e  tyre me makinë private dhe të mbuluar me çarçaf.

Komento
Etiketimet
Shperndaje