Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humb jetën një 25 vjeçare në Kanionet e Holtës, policia zbulon detajet

Humb jetën një 25 vjeçare në Kanionet e Holtës, policia zbulon detajet
July 15
06:58 2019

Një ngjarje tragjike ka ndodhur një ditë më parë në Kanionet e Holtës, në Gramsh, teksa vërshimi i ujit i ka marrë jetën 25-vjeçares Desantila Sollaku.

E reja kishte shkruar për të kaluar një fundjavë pranë bukurive natyrore, por ka mbetur viktimë në Kanionet e Holtës. Ajo shoqërohej nga vëllai i saj, Denisi, i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania.
Ballkanweb sjell foton e viktimës, e cila mësohet se do të largohej së shpejti nga Shqipëria për të punuar si infermiere në Gjermani. Ajo kishte mbaruar studimet për infermieri në Tiranë.
Ditën e djeshme një grup turistësh prej 33 personash kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës, në Gramsh. 6 persona u shpëtuan, mes tyre 4 fëmijë. 25-vjeçarja Desantila Sollaku u gjet e pajetë në grykëderdhjen e Kanionit të Holtës, ndërsa turistët e tjerë treguan tmerrin që përjetuan mes furisë së ujit.

Grupi i turistëve ishte i paorganizuar dhe ka hasur vështirësi në kalimin e këtyre kanioneve për shkak të shirave të shumta që kanë bërë që niveli i ujit në lumë të rritet./blitz.al

Komento
Shperndaje