Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Horror në Kuçovë, burri vret gruan me thikën e bukës

Horror në Kuçovë, burri vret gruan me thikën e bukës
December 01
09:07 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Drizë të Kuçovës, ku një person ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij.

57-vjeçari Ruzhdi Luzi ka vrarë gruan e tij 49-vjeçare Manjola Luzi, e cila pas plagëve të marra është dërguar në spitalin e Kuçovës, por pa mundur të mbijetojë. Bëhet me dije se ambulanca është lajmëruar nga vetë autori i krimit, i cili ka pritur në banesë deri në momentin që ka ardhur policia.

Mësohet se çifti ka 3 fëmijë, të cilët po flinin në banesë kur ka ndodhur ngjarja.

Sipas policisë dyshohet se shkaqet e para të ngjarjes janë për motive xhelozie, por të afërmit e çiftit thanë se arsyet janë për shkak të problemeve ekonomike që kishin burrë e grua, pasi jetonin me kultivimin e ullinjve dhe nuk siguronin dot të ardhurat e mjaftueshme për të mbajtur 3 fëmijët e tyre.

Gjithsesi pritet marrja në pyetje e autorit të krimit për të zbuluar më tepër. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje