Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hollande për rrëzimin e avionit egjiptian: Asnjë hipotezë e rrëzuar, asnjë e favorizuar

Hollande për rrëzimin e avionit egjiptian: Asnjë hipotezë e rrëzuar, asnjë e favorizuar
May 19
13:05 2016

Në një deklaratë për mediat, Presidenti i Francës, Francois Hollande konfirmoi rrëzimin e avionit egjiptian në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai theksoi se hetimi ka nisur ndërkohë që po kryhet në disa pista.

“Ne kemi për detyrë të hetojmë këtë ngjarje të rëndë, të zbulojmë të vërtetën se çfarë e shkaktoi këtë aksident ajror. Të kuptojmë nëse bëhet fjalë për një aksident apo akt terrorist. Theksoj se asnjë hipotezë nuk është e favorizuar, por gjithashtu, asnjëra nuk është e përjashtuar.”, deklaroi Hollande.

Franca i është bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit, ku janë angazhuar ushtria egjiptiane dhe ajo greke. Operacioni i kërkim-shpëtimit është përqendruar kryesisht në një sipërfaqe prej 130 miljesh (240 km) në juglindje të ishullit Karpathos, në mes të Kretës dhe Rodosit, referuar të dhënave të Ministrisë greke të Mbrojtjes.

“Tregu i aksioneve egjiptiane pësoi një humbje prej rreth 401 milionë euro sipas statistikave të sotme, për shkak të aksidentit të rëndë ajror.”, raporton gazeta “El Masri El Yaom”.

Nga hetimet e deritanishme, thuhet se nuk është gjetur asnjë gjurmë e avionit. Megjithatë informacioni i dhënë nga një burim i aviacionit civil grek, nuk është konfirmuar ende.

Etiketimet
Shperndaje