Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Holandë, shteti shpërndan tableta jodi për popullsinë që jeton pranë centraleve bërthamore

Holandë, shteti shpërndan tableta jodi për popullsinë që jeton pranë centraleve bërthamore
April 29
16:15 2016

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Holanda ka porositur rreth 15 milionë tableta jodi për popullsinë që jeton pranë centraleve bërthamore. Tabletat mundësojnë mbrojtjen e tiroideve nga radioaktiviteti i shkaktuar  dhe shpërndarja e tyre do të bëhet në individë që jetojnë në rrezen prej 100 kilometrash nga centrali.

Në këtë listë do të përfshihen personat duke nisur nga 18 vjeç e sipër, si dhe gratë shtatzëna.

Ky vendim vjen në një moment që siguria e centraleve bërthamore belge, pranë kufirit të përbashkët, ka ngjallur polemika në Holandë, Gjermani dhe Luksemburg.

Komento
Etiketimet
Shperndaje