Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Holandë: Shqiptarët, të parët në kërkesat për azil

Holandë: Shqiptarët, të parët në kërkesat për azil
March 28
12:22 2016

Ministria holandeze e Drejtësisë ka bërë me dije se në listën e qytetarëve që kërkojnë azil në Holandë, vendi që klasifikohet i pari është Shqipëria. Vetëm për dy muajt e parë të vitit janë raportuar 480 kërkesa nga shqiptarë për azil në Holandë.

Ndërsa për sa i përket grupit që kërkon bashkim familjar, sirianët janë ende të parët.

Që prej vitit 2015, vetëm 4 shqiptarë, nga 795 që kanë aplikuar, kanë mundur ta marrin statusin e refugjatit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje