Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Holandë, mbyllen burgjet se s’ka të burgosur

Holandë, mbyllen burgjet se s’ka të burgosur
February 09
12:01 2017

Ka vende ku burgjet janë të mbipopulluara e kërkohet ndërtimi i burgjeve të reja. Ky vend është Shqipëria.

Ka edhe vende ku nuk ka të burgosur dhe mbyllen edhe burgjet aktuale. Ky vend është Holanda.

Në bazë të asaj që shkruan “The Guardian”, Holanda ka mbyllur vitin që lamë pas 5 burgje, pas 19 burgjeve që mbylli në vitin 2014 dhe 8 burgjeve që mbylli në vitin 2009.

Krimi në vendin europian të tulipanëve ka rënë çdo vit duke shkuar në nivele minimale.

Gjithashtu, media e njohur britanike shkruan se Norvegjia po mendon të dërgojë shumë prej të burgosurve të saj në Holandë, duke qenë se burgjet e saj janë të mbipopulluara.

Komento
Shperndaje