Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hoffman për reformën në drejtësi: Të miratohet përpara verës

Hoffman për reformën në drejtësi: Të miratohet përpara verës
April 21
11:36 2016

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman, tha për reformën në drejtësi se është e domosdoshme të miratohet përpara verës, duke qenë se është një hap i rëndësishëm që Shqipëria të ecë përpara në drejtim të BE-së.

Sipas ambasadorit gjerman, për mbarëvajtjen e kësaj reforme nevojitet bashkëpunimi mes partive politike.

Javën e kaluar, Partia Demokratike iu rikthye komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, duke mundësuar rinisjen e dialogut. Në mbledhjen e të premtes, palët ranë dakord për mënyrën si do të funksionojë kontrolli i pasurisë dhe i aftësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mbetet për t’u zgjidhur formula e përbërjes së komisionit vlerësues.

Komento