Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hodhi hirin e mikut në drejtim të orkestrës, ndalohet opera në New York

Hodhi hirin e mikut në drejtim të orkestrës, ndalohet opera në New York
October 30
14:27 2016

Policia ka ndaluar vazhdimin e një performance operistike që po zhvillohej në Opera Metropolitan për shkak të një incidenti.

Mësohet se një spektator ka shkaktuar panik në sallë, në momentin që ka hedhur pluhur misterioz në drejtim të orkestrës. Pas ndërhyrjes së njësisë antiterror dhe hetimeve të deritanishme, burime të policisë bëjnë të ditur se ai hodhi hirin e mikut të tij.

Shfaqja u anulua dhe personi në fjalë është identifikuar, megjithatë nuk është kryer asnjë arrestim për shkak se nuk është cilësuar si veprim me qëllim kriminal. Prej sulmeve të 11 shtatorit 2001, objektet kulturore në New York vazhdojnë të mbikëqyren nga autoritetet e sigurisë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje