Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hodhi bombolën nga kati i 7-të i pallatit, shmanget tragjedia në Vlorë

Hodhi bombolën nga kati i 7-të i pallatit, shmanget tragjedia në Vlorë
March 21
16:51 2016

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me repartin e zjarrfikësve, kanë arritur të shmangin në kohë një tragjedi që mund të shkaktohej nga hedhja e një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen “28 Nëntori” të qytetit bregdetar.

Shtetasi me iniciale R.E, pasi ka mbushur bombolën 6 litroshe me gaz, është kthyer për në shtëpi, ku pa se kishte rrjedhje gazi. I kapur nga paniku, ai e ka hedhur bombolën jashtë dritares, për të shmangur ndonjë shpërthim brenda banesës. Për fat të mirë, bombola nuk ka shpërthyer në trotuarin ku u hodh.

Ngjarja ka shkaktuar panik edhe te banorët e pallatit që kanë njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikëset që kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur bllokimin e zonës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje