Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historike: Xhudistja shqiptare fiton medalje të artë në Kampionatin Europian!

Historike: Xhudistja shqiptare fiton medalje të artë në Kampionatin Europian!
April 26
18:40 2018

Nora Gjakova, xhudistja me origjinë nga Kosova,, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Xhudos që u zhvillua në Izrael, konkretisht në Tel Aviv.

Sipas “Balkanweb”, sportistja e cila garonte në kategorinë 57 kilogramë në finale mposhti me ‘ippon’ xhudisten gjermane Tereza Stol. Kjo është medalja e parë për 25-vjeçaren në një kampionat të këtij niveli.

Theksojnë se shumë pranë medaljes së artë shkoi edhe xhudistja tjetër me origjinë nga Kosova, Distria Krasniqi, e cila u mund në finale nga rusja Natalia Kuziutina, në kategorinë -52 kilogramë.

Komento
Shperndaje