Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historike! Shqipëria, rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave në BE

Historike! Shqipëria, rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave në BE
October 17
14:37 2016

Progresi i arritur nga Shqipëria në disa fusha kryesore si drejtësia, ekonomia etj., kanë bërë të mundur që Komisioni Europian të krijojë një mendim pozitiv lidhur me integrimin e vendit në BE.

Lajmi është dhënë nga BalkanWeb, që shkruan se me reformën në drejtësi është plotësuar kushti kryesor për hapjen e negociatave dhe më 9 nëntor të këtij viti Shqipëria do të marrë rekomandimin pozitiv.

“Pas publikimit të raportit pritet që në dhjetor të votohet në këshill. Do të jenë vendet anëtare ato që do të vendosin nëse Shqipëria do të hapë negociatat apo jo”, – shkruan tabloidi shqiptar.

Ky është një hap i madh për sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian, pas marrjes së statusit kandidat, por zbatimi i reformës në drejtësi do të jetë pika kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të procesit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje