Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historike, Shqipëria kualifikohet në Kupën e Botës 2019

Historike, Shqipëria kualifikohet në Kupën e Botës 2019
April 11
15:17 2017

Kombëtarja jonë e futbollit për femra ka arritur të kualifikohet për në eliminatoret e Kupës së Botës të vitit 2019.

Një ngjarje historike kjo për ekipin tonë të futbollit për vajza, që ka arritur të mundë sot Greqinë me rezultatin 2-1, në përballjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.


Vajzat kuqezi, të drejtuara nga Armir Grima, kanë mundur me rezultatin 2-1 Greqinë dhe në këtë mënyrë kanë siguruar një pjesëmarrje historike në eliminatoret e Kupës së Botës që do të mbahet në Francë. Ky ishte turi paraeliminator që vajzat e kaluan me sukses.

Vendimtar në këtë ndeshje ka qenë ndëshkimi me karton të kuq në pjesën e dytë të një futbollisteje greke, ndërkohë që Shqipëria gjeti golin e avantazhit në minutën e fundit të shtesës.

Më parë ekipi ynë ka humbur një penallti që do t’i çonte në avantazh më herët.


Skuadrës sonë i duhej vetëm fitorja, pasi para këtij takimi gjendej në kuotën e 4 pikëve dhe Greqia me 6 pikë, ndërkohë që grupin e kalonte vetëm ekipi që dilte në vend të parë.

Kjo është arritja e dytë më e madhe për futbollin tonë, pasi djemtë e Kombëtares u kualifikuan për në Europianin e vitit 2016. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje