Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historike, Kosova anëtarësohet në UEFA

Historike, Kosova anëtarësohet në UEFA
May 03
13:14 2016

Vendimi i Kongresit të UEFA-s shkruan historinë për futbollin e Kosovës! Fillimisht, mediat kosovare raportuan lajmin e keq për Kosovën, e cila humbte gjasat për pranim për shkak të mos heqjes së nenit famoz që pengon anëtarësimin në rast se shteti nuk është pjesë e OKB-së.

Por pavarësisht se nuk është anëtare, ajo është pranuar nga më shumë se gjysma e shteteve që janë anëtare të kësaj organizate, të cilat mbështetën anëtarësimin e saj në UEFA. Pro pranimit votuan 28 vende, të mjaftueshme që futbolli kosovar të bëhet pjesë e UEFA-s. 24 votat që ishin kundër dhe 2 abstenimet, nuk e penguan anëtarësimin e saj. Pas këtij lajmi, Kosova bëhet anëtari i 55-të i UEFA-s.

Etiketimet
Shperndaje