Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia e trishtë në Tiranë. Babai rrëfen mes lotësh se si djali e rrahu dhe e nxori nga shtëpia

Historia e trishtë në Tiranë. Babai rrëfen mes lotësh se si djali e rrahu dhe e nxori nga shtëpia
August 28
13:09 2017

Një 58-vjeçar me origjinë nga Librazhdi ka mbetur rrugëve pasi është dëbuar nga fëmijët e tij.

A.Koçi, i ulur në një nga stolat e Tiranës ku kalon zakonisht natën, ka rrëfyer në detaje jetën e tij dhe se si vetë fëmijët nuk e kanë mbajtur në shtëpi, por e kanë flakur në rrugë si të ishte një leckë.

I shpërngulur prej disa vitesh në Tiranë për të ndjekur fëmijët, ai ka treguar me lot në sy kohët e së shkuarës dhe ferrin që po përjeton aktualisht.

“Djali im i vetëm më dhunoi dhe më largoi nga shtëpia ime, më largoi nga familja dhe nga pronat e mia”­,- shprehet ai i pikëlluar, teksa vijon të flasë për harresën totale që i ka bërë fisi sepse askush nuk e di nëse është gjallë apo ka vdekur.

“Do doja ta ktheja kohën prapa dhe të mos i bëja ato gabime që më kushtuan jetën. Unë kam bërë gjithçka që fëmijët e mi të rriten, të arsimohen, madje jam me borxhe deri në fyt vetëm se dua që fëmijët të jenë me shkollë. Edhe e di se çfarë? Ma shpërblyen më së miri. Më dhunuan, më nxorën nga shtëpia që prej një jave. Kam plagët në trup por më vjen zor t’i tregoj këtu në mes të rrugës”,- rrëfen ai mes lotësh.

“Ore djalë, nuk e di por kam unë një pyetje për ty.  A nuk është fundi i botës kjo që po ndodh? Ta rrisësh sa një copë mishi, sa dora ime ka qenë dhe unë s’i kam prekur qimen sepse më dhimbset, ai çfarë bën? Ai më godet me karrige kokës. Ah, do shkoj në Greqi do punoj, nuk kam çfarë të bëj, ata s’më fusin në shtëpi; kam qenë gjashtë herë dje, sot, pardje, por e njëjta gjë. Fundja nuk jam pishman se djali im më goditi, shpresoj që lotët e mi dhe mallkimet e mia mos ta zërë. Nuk ka gjë më të keqe kur të mallkon babai që të solli në jetë”­,- e mbylli ai duke u larguar me lot në sy.

Historia është publikuar nga infoelbasani .al.

Komento
Shperndaje