Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia e Shanne dhe Hannah te dashuruar përtej mangësive fizike…

Historia e Shanne dhe Hannah te dashuruar përtej mangësive fizike…
January 12
13:34 2019

Çdo minutë në youtube ngarkohen më shumë se 400 orë video nga gjithë bota. Ndër këto janë edhe videot e një çifti mjaft të veçantë ku njëri prej tyre (djali)  vuan nga një sëmundje neuromuskolare. Ata kanë zgjedhur të tregojnë historinë e tyre “pa barriera”.

Shane Burcaw është 26-vjeç ndërsa Hannah Aylward 25 dhe janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Historia e tyre nisi pasi vajza pa një dokumentar me titull “The rain Wilson” mbi jetën e të dashurit të saj aktual. Kështu që tre vjet më parë ajo vendosi të kontaktojë Shane. Ishte thjeshtë një mesazh me komplimente dhe admirim në lidhje me shëndetin e tij.

Ata përfunduan duke folur gjithnjë e më shumë dhe duke e njohur njëri-tjetrin pak e nga pak. Shane vuan nga SMA (atrofi muskulare kurrizore) dhe për të lëvizur i duhet të përdorë një karrige me rrota që kur ishte dy vjet.  Pas bisedave Hannah braktisi Universitetin e Minesotës për të shkuar në Pensilvani për ta takuar atë.

Pas katër ditësh që kaluan së bashku ata kuptuan se dashuria e tyre ishte e vërtetë dhe vendosën të jetonin së bashku në një apartament në Minesota në mënyrë që Hannah të përfundonte shkollën.

Ata kanë një vlog tashmë për të thyer stereoptipët dhe paragjykimet përsa i përket personave me aftësi të kufizuar. Hannah nuk e sheh veten aspak si një kujdestare të Shane sepse dashuria e saj për të i tejkalon të gjitha limitet.

Ata janë një çift i vërtetë dhe mbi të gjitha kanë një jetë seksuale normale. Shane dhe Hannah bashkëbisedojnë edhe me komentuesit të cilët shkruajnë në videot e tyre. Kanali i tyre ka edhe një emër dhe quhet “Squirmy dhe Grubs”.

/Blitz.al/

 

 

 

 

Komento
Shperndaje