Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia e dhimbshme, vajza 12-vjeçare mbeti shtatzënë. Fati i keq bëri që fëmija të lindte me sindromën Down

Historia e dhimbshme, vajza 12-vjeçare mbeti shtatzënë. Fati i keq bëri që fëmija të lindte me sindromën Down
April 10
11:53 2017

Një histori prekëse e një vajze të vogël është transmetuar sot në emisionin “Me zemër të hapur”.

Një 14-vjeçare që ngeli shtatzënë kur ishte vetëm 12 vjeçe dhe sot rrit një vajzë me probleme të mëdha shëndetësore, e ardhur në jetë si fryt i një lidhjeje me një djalë që e njohu në rrjetet sociale. Historia e saj është trajtuar në këtë emision.

Stafi i emisionit, për shkak të moshës së vogël, nuk e publikon emrin e vajzës së mitur, që sot rrëfen në studio problemet e saj, që nga njohja me babain e vajzës, ikja nga shtëpia për të jetuar dashurinë më të, shtatzënia, lindja e vajzës, dhuna e “burrit” 16-vjeçar dhe varfëria ekstreme.

“Balkanweb” sjell sot për lexuesit historinë e vajzës që lindi në shkurt të vitit 2003. Dy vjet më parë, kur ishte vetëm 12 vjeçe, ajo mori vesh lajmin: brenda saj po rritej një krijesë… dhe as nuk e kuptonte se vetëm pas ca muajsh do të bëhej nënë. Ajo vazhdonte të luante vetë me kukulla dhe po sillte në jetë një fëmijë.

Mësonte në klasën e 7-të dhe ishte një nxënëse e shkëlqyer kur u njoh me 16-vjeçar me anë të rrjeteve sociale dhe pas disa ditësh u takua me personin në fjalë.
Nëna e zbuloi këtë lidhje sekrete, siç edhe vajza e quan dhe nga frika 12-vjeçarja iku nga shtëpia dhe u strehua në banesën e djalit.

Policia arriti të gjejë vendndodhjen, fillimisht nuk u mor asnjë masë pasi ishin të vegjël por vajza pasi u rikthye në shtëpi nuk qëndroi gjatë dhe ia mbathi sërish duke i kërkuar djalit të jetonin të dy sepse e dashuronte. 12 vjeç e pak muaj u martua dhe kjo vogëlushe ngeli shtatzënë. Sot që është 14 vjeçe e ka vajzën e saj 9 muajshe.

Babai i vajzës jo vetëm që nuk u kujdes për të dyja, por e dhunoi duke e detyruar në njëfarë mënyre që ajo të ikte te prindërit e saj. Dhe aktualisht ajo jeton te prindërit me vajzën e vogël, e cila erdhi në jetë në datën 17 qershor 2016 me probleme të rënda shëndetësore në zemër dhe me sindromën Down.

Ajo jeton në kushte ekstreme të varfërisë. Por hallet nuk kanë fund për 14-vjeçaren. Vajzës së saj 9 muajshe nuk i ka ngelur shumë jetë, pasi i duhet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër. Historia e 14-vjeçares është e dhimbshme, ajo ka nevojë për ndihmë.

Shperndaje