Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Histori të mbijetuarish! Gjyshja shpëton dy nipërit e saj

Histori të mbijetuarish! Gjyshja shpëton dy nipërit e saj
August 24
13:21 2016

Teksa bilanci i viktimave, të plagosurve dhe të zhdukurve si pasojë e tërmetit në Itali, rritet, qarkullojnë tashmë edhe histori të mbijetuarish. Në luftë kundër kohës për të shpëtuar veten apo njerëzit e dashur!

E mrekullueshme gatishmëria e një gruaje, gjyshe e dy fëmijëve, e cila i fshehu nipërit poshtë krevateve teksa tërmeti goditi Pescara del Tronto. Dy vëllezërit e moshave 4 dhe 7 vjeç, janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Ekipi i shpëtimit ka arritur të nxjerrë nga rrënojat edhe gjyshen e cila thërriste “Jam këtu”. Ajo është transportuar me ambulancë në spitalin më të afërt.

Ndër të tjerë, vijojnë kërkimet e për dy vajza afgane, Sultana dhe Hahmed, 26 dhe 27 vjeç dhe për tre murgesha e katër të moshuar në Amatrice. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje