Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hiqeshin si doganierë, pranga katër shqiptarëve në Greqi

Hiqeshin si doganierë, pranga katër shqiptarëve në Greqi
July 02
17:02 2016

Policia greke ka vënë në pranga katër shtetas shqiptarë, të cilët vetëdeklaroheshin si doganierë. Ata janë arrestuar në Kalpaki, në afërsi të Kakavijës, ku forcat e policisë ndaluan mjetin e tyre.

Katër shqiptarët akuzohen se shërbenin si pararojë e dy furgonëve për të kontrolluar rrugën. Në çastin e pikasjes nga policia, si makina dhe dy furgonat tentuan të largoheshin me shpejtësi. Policia sekuestroi edhe dy furgonat e braktisur nga drejtuesit e larguar në drejtim të paditur, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Sipas policisë greke, katër të arrestuarit me bashkëpunëtorët e tyre kishin krijuar një grup kriminal me qëllim kryerjen e vjedhjeve nëpër zona të ndryshme të Greqisë, për t’i shitur më pas mallrat në Shqipëri.

Komento
Etiketimet
Shperndaje