Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Himarë – Turisti rus vdiq nga shoku traumatiko-hemorragjik, prokurorët kërkojnë “arrest me burg” për të dyshuarin

Himarë – Turisti rus vdiq nga shoku traumatiko-hemorragjik, prokurorët kërkojnë “arrest me burg” për të dyshuarin
August 06
15:12 2016

Nga: Anduena Llabani

Denis Kaiumov vdiq si pasojë e shokut traumatiko-hemorragjik dhe nga mjetet e forta mprehëse. Konkluzioni i mjekësisë ligjore , i përftuar pas autopsisë, është edhe rezultati i cili pritet t’u vihet në dispozicion organeve hetimore që po hetojnë mbi shkaqet e vdekjes së turistit rus Denis Kaiumov, në Himarë, ditë më parë.

Fatmir Kuçi është personi i vënë nën akuzë për vrasje nga pakujdesia.

Të pyetur nga Blitz.al, prokurorët thanë se janë në pritje të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor, akteve të ekspertimit biologjik, këqyrjes dhe marrjes së të dhënave nga pajisja GPS mbi lëvizjen e mjetit lundrues, këqyrjes së imtësishme të mjeteve lundruese dhe këqyrjes së vetë viktimës, si dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve të tjerë mbi ngjarjen.

Akuza kërkoi një masë sigurimi me afat, si masë sigurimi personal ajo e “Arrestit në burg me afat 30 ditë” për të dyshuarin i cili për shkaqe shëndetësore ndodhet i shtruar në spitalin e Vlorës.

Ai s’e ka pranuar akuzën, duke deklaruar se turistin rus e ka gjetur në ujë në gjendje të rëndë dhe se qëllimi ka qenë për ta ndihmuar duke e transportuar në breg e më pas në spitalin rajonal. Gjykata e Vlorës ka vendosur masën “20 ditë burg” për të dyshuarin për vrasjen e turistit rus në Himarë.

Për këtë ngjarje nën hetim për “shpërdorim detyre” janë vënë disa punonjës të policisë kufitare në Himarë./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje