Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Himarë, merr flakë skafi me dy persona në bord

Himarë, merr flakë skafi me dy persona në bord
July 25
13:13 2016

Një skaf ka marrë flakë në det pranë bregut të Potamit në Himarë gjatë mesditës së sotme.

Skafi ka patur në bord dy persona dhe ka shpërthyer në flakë ndërkohë që ka qenë në lundrim.  Për fat të mirë nga ngjarja nuk ka patur të lënduar pasi dy personat që ndodheshin në bord janë hedhur në det. Tymi i zi dhe flakët që dilni nga skafi kanë alarmuar pushuesit  që ndodheshin në breg dhe ende nuk dihen arsyet që çuan në shpërthim në flakë të mjetit.
Sipas Policisë Kufitare të Vlorës rezulton se skafi me emrin “Liburnët” ka dalë nga Porti i Himarës në orën 11 e 50 minuta, nën drejtimin e shtetasit Altin Bejko nga Durrësi, e me pasagjer shtetasin Dorjan Danaj po nga Durrësi. Ata janë shprehur se në zonën e gjirit të Filikurit në Himarë atyre u është fikur motori dhe ndërsa janë përpjekur ta ndezin, mjeti ka shpërthyer në flakë.
 

Komento
Shperndaje