Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Clinton fiton më shumë vota, por presidenti është Trump

Clinton fiton më shumë vota, por presidenti është Trump
December 22
12:05 2016

Më tepër amerikanë votuan për Hillary Clinton në krahasim me çdo president tjetër të mëparshëm që mund të ketë marrë më tepër vota dhe ka humbur presidencën.

Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe llogaritjes finale të rezultatit, është konkluduar se Hillary Clinton ka fituar më tepër vota, plot 2.9 milionë më tepër në total në krahasim me kandidatin e saj kundërshtar, Donald Trump.

65,844,954 (48.2%) fitoi Clinton dhe 62,979,879 (46.1%) fitoi Trump.

Por pavarësisht këtij rezultati, ai që fitoi është Donald Trump.

“Duke pasur parasysh fitoren në diferencë të madhe për Kolegjin Elektoral unë kam fituar edhe votën popullore nëse zbret milionat e njerëzve që votuan ilegalisht”,- shkroi Trump në statusin e tij të reagimit pas këtij lajmi.

Ndërkohë që senatorja demokrate Barbara Boxer, si mbështetëse e Clinton, tha: “Kjo është zyra e vetme ku ti mund të marrësh më shumë vota dhe pavarësisht kësaj të humbasësh Presidencën. Kolegji Elektoral është i vjetër, me sistem jodemokratik, që nuk reflekton shoqërinë tonë moderne, ndaj duhet të ndryshojë urgjentisht”,- përfundoi Boxer.

E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 2012 në garën mes Obama-s dhe Clinton, por sërish ishte Obama ai që triumfoi në fund. /Blitz.al/

Shperndaje