Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hillary Clinton pranon humbjen: Trump është presidenti ynë dhe ne do të bashkëpunojmë me të

Hillary Clinton pranon humbjen: Trump është presidenti ynë dhe ne do të bashkëpunojmë me të
November 09
18:03 2016

Pas fitores së Trump si president i SHBA-së, kandidatja demokrate Hillary Clinton në një konferencë për shtyp, i ka uruar fitoren kundërshtarit të saj. Ajo e ka pranuar humbjen dhe ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe ata që e kanë votuar. Ajo është shprehur se ndihet e zhgënjyer nga rezultati, megjithatë ka shtuar se kjo është demokracia dhe vendimi i popullit duhet respektuar.

“Donald Trump është presidenti ynë dhe ne do të bashkëpunojmë me të. Ndiej krenari dhe falënderim për këtë fushatë fantastike që punuam së bashku. Të isha kandidatja juaj ishte një nga nderet më të mëdha të jetës sime. E di sa të zhgënjyer ndiheni, edhe unë jam ndier kështu. Kjo është e dhimbshme dhe do të jetë për një kohë të gjatë. Fushata jonë kur nuk u bë për një njeri, ishte për vendin që ne duam.

Donald Trump do të jetë presidenti ynë dhe do ta mbështesim. Shumë mirënjohje për Michele dhe Barack Obama. Ju falënderojmë për lidershipin tuaj, ju bëtë shumë për njerëzit në të gjithë botën”, – u shpreh Clinton./Blitz.al/

Komento
Shperndaje