Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hillary Clinton: Nëse fitoj, Bill-it do t’i besoj ekonominë

Hillary Clinton: Nëse fitoj, Bill-it do t’i besoj ekonominë
May 16
18:04 2016

Konkurrenca për zgjedhjen e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është bërë shumë e fortë.
Ajo që bëri më shumë bujë në fillim ishte kandidatura e Hillary Clinton, bashkëshortes së ish-presidentit Bill Clinton.

Sot, në këtë fazë të fushatës, Hillary shprehet se nëse do të arrinte të fitonte postin e presidentit, do të përfshinte në planet e saj edhe bashkëshortin.

Në një takim elektoral të mbajtur në Kentucky, ajo u shpreh se do t’i besonte Bill-it detyrën për të rimëkëmbur ekonominë e vendit.

“Ai arrin të prodhojë ide brenda një minute, më shumë se kushdo person tjetër që unë njoh. Duhet t’i vëmë njerëzit në punë e të arrijmë rezultate, prandaj do të japim gjithçka kemi me 100% sforco. Nëse nuk bëjmë kështu do të vijë dita që nuk do ta njohim vendin tonë”, – ka deklaruar Hillary.

Komento