Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hillary Clinton ka vdekur?!

September 14
17:25 2016

...

Teoritë konspirative që rrethojnë personazhe si Barack Obama, Madonna, Michael Jackson, Beyonce, Jay Z, George W. Bush dhe Elvis Presley janë të panumërta.

E fundit që është vënë në shënjestrën e “teoricienëve” është Hillary Clinton pas rrëzimit pa ndjenja në ceremoninë përkujtimore të 11 shtatorit.

Asistentët dhe mjekët e saj deklaruan se Hillary vuante prej kohësh nga pneumonia dhe kishte neglizhuar të gjitha sugjerimet dhe këshillat e doktorëve për të pushuar. Pavarësisht kësaj, ajo u shfaq përsëri në publik, por shumë ndryshe nga herët e tjera.

Është vërejtur nga përdorues të shumtë në rrjetet sociale se Hillary kishte ndryshuar.

Clinton pas rrëzimit më 11 shtator të këtij viti kishte mollëza më të gjera, fyt dhe faqe më të fryra, dhëmbë të ndryshëm dhe stomak më të vogël.

Kjo ka çuar në teorinë se Hillary është zëvendësuar nga një sozi.

Për t’i fryrë më shumë zjarrit, ABC News postoi një artikull ku raportonte vdekjen e kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë, artikull që u fshi nga tabloidi.

Një segment i edicionit qendror të lajmeve po në ABC tregon spikerin Joe Terres, i cili thotë: “Pas pak, më shumë për vdekjen e Hillary Clinton”.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së New York-ut, Rudy Giuliani, një mbështetës i Trump, ka thënë në një intervistë i pyetur për Hillary-n: “Futuni online, kërkoni për sëmundjen e Hillary Clinton dhe shikojini vetë videot”.

E vërteta e gjithë kësaj historie akoma nuk dihet.

Ndoshta demokratja është sëmurë dhe ndryshimet në trup i ka nga sëmundja ose… ndoshta ajo është zëvendësuar nga një sozi.

Nuk e dimë edhe nëse ABC u “hack”-ua mbrëmë ose raportoi një ngjarje që nuk duhej ta raportonte.

Ndoshta… nuk do ta marrim vesh kurrë të vërtetën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje