Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hillary Clinton: Gjysma e mbështetësve të Trump, një tufë të mjerësh

Hillary Clinton: Gjysma e mbështetësve të Trump, një tufë të mjerësh
September 10
12:12 2016

Bëhet gjithnjë e më e egër fushata për garën për Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gjysma e mbështetësve të Donald Trump janë një tufë të mjerësh!” – është shprehur Hillary Clinton në një event të LGBT-së në New York.
Ajo gjithashtu ka shtuar se ata janë racistë, seksistë e islamofobë. Këto deklarata kanë acaruar kampin kundërshtar, i cili ka replikuar duke u shprehur se Clinton ka fyer miliona amerikanë me fjalët e saj.

Kujtojmë se fushatës së Clinton i është bashkuar dhe artistja e famshme Barbara Streisand, e cila ka sulmuar Trump me një parodi të këngës “Send in the Clowns”.

“Është kaq i pasur… por ndoshta është i varfër! Derisa nuk zbulon deklarimin e tij të taksave, si do ta marrim vesh të vërtetën?” – mësohet se është shprehur Streisand, për të thumbuar kandidatin republikan për president të SHBA-ve.

Kësaj beteje të fortë i janë bashkuar shumë personazhe të njohur, të cilët në një formë apo në një tjetër kanë shprehur ‘votën’ e tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje