Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hillary Clinton akuzohet për vrasje

Hillary Clinton akuzohet për vrasje
August 10
18:12 2016

Prindërit e dy amerikanëve të vrarë në sulmet e Bengazit, Libi, thonë në padinë e paraqitur në gjykatë se fajësojnë Clinton për atë ç’ka u ndodhi fëmijëve të tyre.

Dosja kundër Hillary-t është depozituar ditën e hënë në gjykatën federale të Washington-it.

Më 11 shtator 2012,  Hillary Clinton ishte sekretare Shteti dhe sipas paditësve ajo është treguar tërësisht e pakujdesshme dhe moskokëçarëse me email-et e sigurisë amerikane, gjë që çoi në sulmin e ambasadës së SHBA-ve në 2012-n.

Republikanët akoma fajësojnë administratën e Obama-s , por jo Hillary-n personalisht.

Patë Smith, një nga prindërit e viktimave, mbajti një fjalim në Konventën Kombëtare Republikane ku tha: “Unë fajësoj Hillary Clinton personalisht për vdekjen e tim biri”.

Ajo shkon më tej duke shtuar: “Hillary është grua, nënë dhe gjyshe. Unë jam grua, nënë dhe gjyshe. Si mundi të ma bënte mua këtë gjë? Si mundi t’ia bënte çdo familjeje amerikane këtë gjë? Donald Trump është çdo gjë që Hillary Clinton nuk është”.

Personat në fjalë përfaqësohen nga Larry Klayman, i cili njihet për kritikat e tij ndaj Clinton.

 

Komento
Shperndaje