Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hidhet shorti për kualifikueset e Euro 2020, ja me kë do të përballet Shqipëria dhe Kosova

Hidhet shorti për kualifikueset e Euro 2020, ja me kë do të përballet Shqipëria dhe Kosova
December 02
14:13 2018

Sot në mesditë, në Dublin të Irlandës, është hedhur shorti për grupet e kualifikueseve të Euro 2020.  55 përfaqësueset e futbolit të shteteve europiane u njohën me kundërshtaret e tyre, përfshirë këtu dhe Shqipërine me Kosovën.

Shorti vendosi që kombëtarja jonë të vendosej në grupin H, së bashku me Francë, Irlandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Ndërkohë përfaqsuesja e Kosovës, e cila mer pjesë për herë të parë në kualifikueset e një Europian do të përballet me Anglinë, Republikën Çeke , Bullgarinë dhe Malin e Zi, në grupin A. Megjithatë shanset e Kosovës për të kaluar grupin me sukses, mund të ndryshojnë përgjatë rrugës së zhvillimit të ndeshjeve për shkak të pozitës së saj në Ligën e Kombeve, ku u kualifikua për në fazën play-off.

Grupi i kombëtares tonë, është në letër një grup jo i vështirë, duke hequr kampionen e botës Fancën, pasi kombëtaret e Islandës dhe Turqisë janë larg të qënurit në formën optimale, ndërkohë që Moldavia dhe Andorra janë skuadra të lehta.

Europiani i 2020 do ti vijë i gjithi me shumë ndryshime dhe risi, jo vetëm në mënyrën se si skuadrat do të përballen mes tyre në fazën kualifikuese, por edhe për shkak të zhvillimit të ndeshjeve të kompeticionit në të gjithë qytetet e Europës dhe jo siç është tradita në një shtet të vetëm. Datat e ndeshjeve kualifikuese janë:

21-26 mars 2019

7-8 & 10-11 qershor 2019

5-10 shtator 2019

10-15 tetor 2019

14-19 nëntor 2019

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje