Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hidhet shorti për Champions & Europa League, ja kush janë kundërshtarët e skuadrave shqiptare

Hidhet shorti për Champions & Europa League, ja kush janë kundërshtarët e skuadrave shqiptare
July 14
12:55 2017

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për përballjet e radhës në Champions League dhe Europa League.

Deri tani, nga ekipet shqiptare kanë mbetur Kukësi në Champions League dhe Skënderbeu në Europa League, si dhe Shkëndija e Tetovës me bazë të fortë shqiptarësh.

KUKËSI

Kukësi nëse do të arrijë të përmbysë rezultatin e takimit të parë në Moldavi ku humbi 1-0 përballë Sheriff Tiraspolit, do të përballet me Qarabagun ose Samtredian. Pra kuksianët me shumë gjasa nëse kalojnë këtë tur do të ndeshen me një tjetër shqiptar, Ansi Agollin që luan për Qarabag.

SKËNDERBEU

Korçarët kanë shumë shpresa të kalojnë këtë tur pasi barazuan në Kazakistan përballë Kairat Almaty 1-1. Atyre u mjafton një barazim pa gola ose një fitore minimale për të kaluar më tej.

Ata do të ndeshen me fituesin e çiftit Shamrock Rovers (IRL) vs Mladá Boleslav (CZE).

SHKËNDIJA

“Kuqezinjtë” e Shkëndijës do të përballen me fituesin e duelit IFK Norrkoping (SËE) vs Trakai FC (LIT) në raundin e tretë të UEFA Europa League, nëse arrijnë të eliminojnë HJK Helsinkin e Finlandës. Ndeshjet e raundit të tretë luhen më 27 korrik dhe 3 gusht.

Shorti i hedhur në selinë e UEFA-së në Nion të Zvicrës ka përcaktuar fituesin e duelit IFK Norrkoping (SËE) vs Trakai FC (LIT)  si kundërshtar të Shkëndijës në rast të kualifikimit në raundin e tretë të eliminatoreve të UEFA Europa League. Pas eliminimit të Daçias së Moldavisë në raundin e parë, “kuqezinjtë” kanë shanse të mira për të kaluar edhe pengesën e dytë, pasi mundën 3:1 HJK Helsinkin në ndeshjen e parë të enjten në Strumicë. Nëse Shkëndija mbron këtë rezultat, prenoton dy takime, më 27 korrik si mysafire në Suedi ose Lituani, ndërsa ndeshja e kthimit luhet më 3 gusht në terren vendas. Gjithsesi, para se të mendojë për raundin e tretë, Shkëndija është e përqendruar në takimin e dytë me HJK Helsinkin më 20 korrik në Finlandë.

CHAMPIONS LEAGUE

Slavia Praha (CZE) v BATE Borisov (BLR)/Alashkert (ARM)
Spartaks Jūrmala (LVA)/Astana (KAZ) v IFK Mariehamn (FIN)/Legia Warszawa (POL)
Zrinjski (BIH)/Maribor (SVN) v FH Hafnarfjördur (ISL)/Víkingur (FRO)
Žilina (SVK)/København (DEN) v Malmö (SWE)/Vardar (MKD)
Linfield (NIR)/Celtic (SCO) v Dundalk (IRL)/Rosenborg (NOR)

Hapoel Beer-Sheva (ISR)/Honvéd (HUN) v Žalgiris Vilnius (LTU)/Ludogorets (BUL)
Viitorul (ROU) v APOEL (CYP)/Dudelange (LUX)
Hibernians (MLT)/Salzburg (AUT) v Rijeka (CRO)/TNS (WAL)
Qarabağ (AZE)/Samtredia (GEO) v Sheriff (MDA)/Kukësi (ALB)
Partizan (SRB)/Budućnost Podgorica (MNE) v Olympiacos (GRE)

 

 

EUROPA LEAGUE

 

Group 1

PSV Eindhoven (NED) v Osijek (CRO) or Luzern (SUI)

Norrköping (SWE) or Trakai (LTU) v Shkëndija (MKD) or HJK Helsinki (FIN)

Krasnodar (RUS) v Slovan Bratislava (SVK) or Lyngby (DEN)

Sturm Graz (AUT) or Mladost Podgorica (MNE) v Fenerbahçe (TUR)

Panathinaikos (GRE) v Gabala (AZE) or Jagiellonia Białystok (POL)

 

Group 2

Shamrock Rovers (IRL) or Mladá Boleslav (CZE) v Kairat Almaty (KAZ) or Skënderbeu (ALB)

Austria Wien (AUT) v Progrès Niederkorn (LUX) or AEL Limassol (CYP)

Dinamo Zagreb (CRO) v Vaduz (LIE) or Odd (NOR)

Dinamo București (ROU) v Athletic Club (ESP)

Olimpik Donetsk (UKR) v PAOK (GRE)

Arka Gdynia (POL) v Ferencváros (HUN) or Midtjylland (DEN)

 

Group 3

Östersunds (SWE) or Galatasaray (TUR) v İnter Bakı (AZE) or Fola Esch (LUX)

Bordeaux (FRA) v Nõmme Kalju (EST) or Videoton (HUN)

Maccabi Tel-Aviv (ISR) or KR Reykjavík (ISL) v Panionios (GRE) or Gorica (SVN)

Valletta (MLT) or Utrecht (NED) v Haugesund (NOR) or Lech Poznań (POL)

CSU Craiova (ROU) v AC Milan (ITA)

Brøndby (DEN) or VPS Vaasa (FIN) v Hajduk Split (CRO) or Levski Sofia (BUL)

 

Group 4

Gent (BEL) v Altach (AUT) or Dinamo Brest (BLR)

Astra Giurgiu (ROU) or Zirë (AZE) v Olexandriya (UKR)

Everton (ENG) v Ružomberok (SVK) or Brann (NOR)

Aberdeen (SCO) or Široki Brijeg (BIH) v Apollon Limassol (CYP) or Zaria Balti (MDA)

Irtysh Pavlodar (KAZ) or Crvena zvezda (SRB) v Sparta Praha (CZE)

Beitar Jerusalem (ISR) or Botev Plovdiv (BUL) v Marítimo (POR)

 

Group 5

Zenit (RUS) v Trenčín (SVK) or Bnei Yehuda Tel-Aviv (ISR)

Marseille (FRA) v Oostende (BEL)

Freiburg (GER) v Valur Reykjavík (ISL) or Domžale (SVN)

Cork City (IRL) or AEK Larnaca (CYP) v Rabotnicki (MKD) or Dinamo Minsk (BLR)

Željeznicar (BIH) or AIK (SWE) v Braga (POR)

Liepāja (LVA) or Sūduva (LTU) v Sion (SUI)

Komento
Shperndaje