Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hidhet shorti për Champions League dhe Europa League, mësoni kundërshtarët e Kukësit, Partizanit, Skënderbeut dhe Tiranës

Hidhet shorti për Champions League dhe Europa League, mësoni kundërshtarët e Kukësit, Partizanit, Skënderbeut dhe Tiranës
June 19
12:22 2017

Është hedhur sot shorti për raundin kualifikues të sezonit 2017-2018 të  Ligës së Kampionëve.

Si rezultat i shortit, kampioni i Shqipërisë, Kukësi, do të përballet me ekipin kampion të Moldavisë, FC Sheriff Tiraspor.

Takimi i parë do të luhet në Moldavi, ndërsa ai i kthimit në Shqipëri.

Kampionia e Kosovës, Trepça 89, do të përballet me kampionët e Islandës, Hafnafjordur.

Ndërkohë që pak çaste më vonë është hedhur edhe shorti i Europa League.

Ekipet shqiptare që marrin pjesë janë  Partizani, Skënderbeu, Tirana, Shkëndija e Tetovës dhe Prishtina.

Ekipi i parë që ka mësuar kundërshtarin është Tirana që do të përballet me Macabi Tel Aviv.

Partizani do të ndeshet me ekipin bullgar të Botev Plovdiv.

Korçarët e Skënderbeut do të luajnë përballë skuadrës nga Andorra, UE Sant Julia. /Blitz.al/

Shperndaje