Blitz

 Breaking News

Hidhet shorti i Champions League, përballje fantastike në fazën e 1/8

Hidhet shorti i Champions League, përballje fantastike në fazën e 1/8
December 16
14:43 2019

Champions League futet zyrtarisht në fazën më të bukur të tij, teksa në Nion u hodh shorti për fazën e 1/8. 16 ekipet më të mira të europës, mësuan kundërshtarët e tyre, e sigurisht në të tilla raste dikush “qesh” e dikush “qan”.

Shorti i mirë për Juventusin, “Zonja e Vjetër” “peshkon” në këtë fazë, mbase kundërshtarin më të lehtë të mundshëm, Lyon, një ekip që po kalon një krizë të vërtetë në Lige 1. Sigurisht nuk mund të mungonin as përballjet e forta, mbi të gjitha spikat super sfida Real Madrid-Man.City. Pep Guardiola rikthehet të shijoj pak nga magjia e “El Clasicos”, një përballje e veçantë për teknikun spanjoll që rikthehet në Madrid, këtë herë duke sfiduar Realin nga pankina e “qytetarëve”.

Kampionët në fuqi të Liverpool nisin mision e tyre për të mbrojtur titullin kampion nga Madridi, aty ku i sfidon Atletico, një skuadër e cila gjithashtu po përjeton një sezon me ulje ngritje. Pa fat edhe ekipi i Elseid Hysaj që në 1/8 përballet me Barcelonën, një ekip ekspert në nivele të tilla, për më tepër që vijnë pas dy sezoneve ku kanë përjetuar përmbysje të pabesueshme. Me fat shqiptari tjetër, Berat Gjimshiti, gjithnjë nëse mund ta quajmë të tillë, pasi për Atalantën e tij kjo është hera e parë që luajnë në nivele të tilla, shorti i 1/8 i rezervoi Valencian.

Një tjetër përballje emocionuese pritet të jetë ajo mes B.Dortmund dhe PSG, dy ekipe që lojën e tyre e bazojnë tek futbolli ofensiv. Nuk mund të mungonte as në këtë short një përballje anglo-gjermane. Tottenham-Leipzig dhe Chelsea-Bayern Munich janë dy sfidat e tjera që kompletojnë fazën e 1/8.

/Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share