Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Hidhet nga kati i katërt i pallatit, gruaja në Korçë shpëton mrekullisht

Hidhet nga kati i katërt i pallatit, gruaja në Korçë shpëton mrekullisht
November 21
09:17 2019

Një grua ka mbetur e plagosur rëndë pasi është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit të Korçës mëngjesin e sotëm. Gruaja 56 vjeçe është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime nga spitali pohuan se pavarësisht dëmtimeve të shumta, 56-vjeçarja për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithsesi ende nuk dihen shkaqet se përse 56-vjeçarja ndërmori këtë veprim. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share