Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hetimet mbi pajisjen përgjuese, policia sekuestron kamerat e sigurisë së bashkisë

Hetimet mbi pajisjen përgjuese, policia sekuestron kamerat e sigurisë së bashkisë
June 10
15:55 2016

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kamerat e jashtme të bashkisë në kuadër të hetimeve për pajisjen e përgjimit, e cila dyshohet se është administruar në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria do të hetojë mbi bazën e këtyre filmimeve momentet e datës 13.05.2016, kur dyshohet që kjo pajisje “IMSI Catcher” është lëvizur rreth orës 12:00. Bashkë me kamerat është sekuestruar edhe serveri qendror i kamerave të sigurisë në ambientet e Forcave të Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Gjykata  ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, për konsumimin e veprës penale “Shpërdorim detyre”. Gjykata vendosi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasit Artion Duka, me pozicionin drejtor i Forcave Operacionale  dhe Entiol Xhelilaj, specialist pranë F.O, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Shperndaje