Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Heroina në portin e Durrësit, arrestohet punonjësi i agjencisë së udhëtimit

Heroina në portin e Durrësit, arrestohet punonjësi i agjencisë së udhëtimit
May 11
11:49 2016

Policia e Durrësit ka zbardhur rastin e fundit të sasisë së drogës të sekuestruar në portin e qytetit. Bëhet fjalë për sekuestrimin e 5.5 kg heroinë që u gjet dhe sekuestrua në furgonin tip Benz me targa AA517DD, me shoferë Lorand Dhëmbi dhe Bledar Çapani që u vunë në pranga.

Në pranga ka rënë edhe personi i tretë Gazmend Reka 45 vjeç, i cili është edhe organizatori për transportin e lëndës narkotike. Sipas burimeve të policisë, Reka është organizatori, ai ka gjetur heroinën dhe e ka vendosur të paketuar në tavanin e furgonit. Furgoni i përdorur ishte në pronësi të një agjencie turistike ku Reka ishte punonjës.

“Më datë 07.05.2016, në pikën e kontrollit të automjeteve në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në mjetin  furgon tip Benz me targa  AA 517 DD(pasagjerësh), me drejtues shtetasin  Lorand Dhëmbi  dhe shoferin tjetër Bledar Çapani, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 5.5. kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Trafikimi i lëndëve narkotike.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Etiketimet
Shperndaje