Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hëngrën mish pule gjatë drekës, helmohen 9 lojtarët e skuadrës së njohur

Hëngrën mish pule gjatë drekës, helmohen 9 lojtarët e skuadrës së njohur
January 12
12:23 2018

Nëntë lojtarë të Borussia Dortmund kanë përfunduar në spital, si pasojë e një helmimi në ditën e fundit të fazë përgatitore në Marbella të Spanjës.

 

Të helmuarit janë Roman Burki, Roman Weidenfeller, Marc Bartra, Andre Schurrle, Christian Pulicis, Omer Toprak, Jacob Bruun Larsen, Sahin dhe Dominik Reimann.

 

Shkaku i helmimit ishte mishi i pulës i ngrënë gjatë drekës, i cili me sa duket është shijuar nga shumica e lojtarëve. Të dielën ndaj Wolfsburg pritet që ata të jenë të gatshëm për ndeshjen e javës së 18-të në Bundesliga.

Edhe pa këta lojtarë, Borussia arriti fitore 3-2 në miqësore ndaj skuadrës belge Zulte Waregem.

 

 

 

 

Shperndaje