Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hendeku gjinor në jetëgjatësi, në Shqipëri gratë jetojnë 3.6 vite më shumë

Hendeku gjinor në jetëgjatësi, në Shqipëri gratë jetojnë 3.6 vite më shumë
May 26
10:26 2016

Nga të dhënat e viteve të fundit të Kombeve të Bashkuara dhe enteve të tjera të kërkimit, gratë jetojnë më shumë se burrat. Studimi i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetit, tregon se hendeku gjinor për jetëgjatësinë varion në mënyrë dramatike në vende të ndryshme.

Rusia konsiderohet vendi me hendekun më të madh, ku meshkujt jetojnë mesatarisht 64.7 vite, ndërsa gratë 76.3 vite, gjithsej me një diferencë prej 11.6 vitesh. Pas Rusisë, renditet Lituania me një hendek prej 11 vitesh, Ruanda me 10.2 vite. Ndër vendet me hendekun më të vogël renditen shtetet afrikane me një ndryshim nga 0.1-1.5 vite diferencë.

Nëse u referohemi të dhënave të INSTAT, jetëgjatësia në lindje për vitin 2015 në Shqipëri llogaritet të ketë qenë 76.1 vite për meshkujt dhe 79.7 vite për femrat. Rezulton se femrat kanë jetojnë 3.6 vite më shumë se meshkujt.

Burimi: Monitor

Komento
Etiketimet
Shperndaje