Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Helmoi vjehrrën dhe e rrëfeu tek hoxha, prokuroria kërkon 35 vjet burg për nusen 21-vjeçare

Helmoi vjehrrën dhe e rrëfeu tek hoxha, prokuroria kërkon 35 vjet burg për nusen 21-vjeçare
October 04
18:54 2019

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar 35 vite burg për Marjana Çemtën, 21-vjeçaren që më 30 prill të 2018-ës helmoi dhe mbyti vjehrrën e saj Lirie Lami në Kamëz.

Ngjarjen e rëndë, Marjana Cemta e ka rrëfyer para hoxhës Hysen Shehu ku tregoi se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun”, që në fakt ishte fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më.

Olti Lami, djali i viktimës dhe ish-bashkëshorti i autores së krimit është personi që e ka parë  video-rrëfimin e ish-gruas, pasi hoxha e kishte rregjistruar. “I kishte thënë që këtë lëng e kanë pirë të gjithë dhe se do na bënte mirë për të mos patur probleme. Ajo i tregonte hoxhë Hysenit që erën e fortë që kishte patur lëngu për shkak të helmit, e kishte justifikuar tek mamaja duke i thënë asaj që erën e ka për shkak se e kishte bërë Hoxha dhe e kishte siguruar që e kishin pirë të gjithë. Marjana në video thotë se pas një ore nga momenti që i kishte dhënë lëngun, kishte shkuar tek dhoma e mamit për ta parë dhe aty e kishte gjetur të shtrirë në cepin e krevatit dhe se mamaja e kishte parë me shikim të vrazhdë, për këtë shkak Marjana kishte menduar se nuk kishte bërë efekt helmi. Pas kësaj Marjana shpjegon se kishte shkuar tek dhoma ku flinin dhe kishte marrë një shall dhe ja kishte lidhur në fyt për ta mbytur. Mamaja kishte dashur të hapte dritaren e dhomës për të thirrur për ndihmë, por Marjana e kishte kapur dhe nuk e kishte lënë të bërtiste dhe të hapte dritaren. Marjana shpjegon se e kishte kafshuar mamanë pa vetëdije dhe se ishin kacafytur në korridorin e shtëpisë dhe shpjegonte se mamaja kishte patur shumë fuqi”.

Rrëfimin e ftohtë e regjistroi hoxha në xhaminë e Qytet Studentit dhe më pas ka vënë në dijeni djalin e të ndjerës.

Burimi: Shqiptarja

Share